Zelensky i prerë: Nuk ka takim me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është i interesuar të takohet me Vladimir Putin për bisedime për paqe.

Kjo deklaratë e Zelenskyt është bërë për median britanike Sky News, teksa e ka përshkruar Putin si një njeri që jeton në një flluskë informacioni dhe nuk di çfarë po ndodh në fushën e betejës.

Volodymyr Zelensky iu përgjigj gjithashtu spekulimeve për një ofensivë ruse në Ukrainë në javët e ardhshme dhe kujtoi se si u ndje kur kuptoi vitin e kaluar se pushtimi kishte filluar.

Ai tha se “nuk e kupton se kush merr vendime në Rusi” dhe ndërsa Moska kërkon paqe, ajo më pas gënjen duke sulmuar vendin e tij me raketa natën.

“Ai nuk dëshiron negociata sepse nuk dëshiron paqe. Jam i bindur se Ukraina është vetëm hapi i parë për të. Jam i bindur se ai po bën një luftë të madhe. Ai po mendon, stërvitem në Ukrainë tani, por ne do të presim… bota nuk do të qëndrojë e bashkuar, ata do të lodhen dhe unë do të shkoj më tej. Por pas Ukrainës do të ketë hapa të mëtejshëm, do të ketë vende të tjera, nëse dështojmë të përballojmë. Unë mendoj se do t’ia dalim, do të marrim mbështetje dhe do të fitojmë.”

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës i kerkoi lidereve perendimore të dorëzojne sa me shpejt tanket e premtuara. Sipas tij në frontin e luftes duhen raketa me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se SHBA do të dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë. Vendimi për dorëzimin e tankeve u njoftua disa orë pasi Gjermania tha se do të dërgonte 14 Leopard 2 të saj në fushën e betejës ukrainase. Berlini hapi gjithashtu rrugën për vendet e tjera evropiane për të dhuruar tanke të prodhimit gjerman nga rezervat e tyre./Albeu.com/


Shtuar 26.01.2023 15:03