Shqiptari pështyn dhe kafshon karabinierët pas panikut që u shkaktoi klientëve në një klub nate, arrestohet nga policia

Mbrëmjen e djeshme (2 dhjetor) një shtetas 36-vjeçar me kombësi shqiptare u arrestua nga karabinierët pasi terrorizoi klientët klubi të njohur në qendër të Pesaros.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, në gjendje të dukshme alterimi alkoolik, filloi të shqetësonte klientët, aq sa pronari u detyrua të njoftonte policinë.

36-vjeçari, pasi pa karabinierët filloi t’i pështynte, kafshonte dhe t’i kërcënonte, duke mos pranuar të identifikohej. Ai u arrestua, iu vendos maskë në fytyrë që të mos vazhdonte të pështynte dhe u dërgua në burg./albeu.com


Shtuar 3.12.2022 17:28

Tags: