Delegacionet e SHBA dhe BE urojnë Krishtlindjet për besimtarët shqiptarë

Urime të shumta këtë Krishtlindje për besimtarët e krishterë shqiptarë. Ndër ta janë dhe delegacionet zyrtare të BE-së dhe SHBA që kanë uruar besimtarët e krishterë.

Ambasada e SHBA, përmes një postimi në Facebook, shkruan:  Gëzuar Krishtlindjet nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA! Gëzuar festat dhe urimet më të mira për një vit të ri të lumtur dhe të begatë!

Edhe delegacioni i BE ka uruar Krishtlindje të gëzuara.

“Delegacioni i BE-së në Tiranë dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë këtë moment të gëzueshëm në #Shqipëri”, shkuan në Twitter./albeu.com

 


Shtuar 25.12.2022 11:04