Rama zbulon kur mund të hapen kufijtë tokësorë në Shqipëri: Brenda muajit

Kryeministri Rama ka zbuluar se brenda muajit maj do të punohet për hapjen e kufijve.

Ai tha se brenda pak ditësh do të dalin në një vendimmarrje, e ndërsa masat lehtësuese do të vijojnë.

“Brenda pak ditësh do dalim me vendimmarrje. Do vazhdojnë të lehtësohen. Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësorë të hapen. Shpresoj që kjo të jetë e mundur.

Kushdo që vjen, karantinohet në shtëpi. Shengeni është i mbyllur deri më 15 qershor. Fluturimet janë të kufizuara”, deklaroi ai.

“Është një dilemë shumë e madhe, pasi nuk është vetëm a do hapet turizmi, por çështja është si?

Kam parë modele të ndryshme si 5 m distancë nga çadra në çadër, po mënyrë të parcelizuara.

Janë shumë improvizime, por realisht dhe në komunitet e vazhdueshme ecin me duar përpara, por me sy mbyllur me shpresën që nuk do takojnë murin”, tha Rama.


Shtuar 12.05.2020 14:31