Ka hyrë me qëllimin për t’i ndarë? Pasi dolën audiot, habit Luizi: Kejsi ka ardhur me një porosi të veçantë (VIDEO)

Fenomeni i këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka rrëmbyer dukshëm gjithë zemrat e shqiptarëve.

Së fundmi gjatë një bisede të zhvilluar në kuzhinë mes Oltës dhe Luizit, ku prezent ka qenë dhe banorja më e re, Kejsi Medini, këngëtari ka habitur me deklaratën e tij.

“Kejsi ka ardhur këtu me një porosi të veçantë, të acaroi Kiarën.”- ka thënë Luizi në kuzhinë.

Ndërkohë që në hyrje të saj, Kejsi është shprehur se i pëlqen shumë Kiara. Gjatë një bisede që ka bërë me moderatoren e njohur, Kejsi nuk ka ngurruar të fus xixat mes çiftit duke i thënë Kiarës se sa e bindur ishte për lidhjen që kishte me Luizin dhe nëse ai kishte apo jo dikë tjetër jashtë.

Kujtojmë se Kejsi u ditën e sotme qarklluan audio se ka hyrë në Big Brther me një mision nga produksioni për çiftin. Ajo është detyruar prej tyre jo vetëm të afrohet me Kiarën por edhe t’i bëjë pyetjen që do të prishë ekuilibrat e marrëdhënies së tyre: “Je e sigurt për lidhjen që ke me Luizin? Po sikur ai të ketë dikë tjetër jashtë?”