Pastrimi i selisë blu, gjendet një makineri që numëron lekët në zyrën e Bashës (FOTO LAJM)

 

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për njohjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit, “Rithemelimi” pushtoi selinë blu.

Menjëherë nisi heqja e blindave nëpër dyer dhe nisja e pastrimit të zyrave.

Mësohet se gjatë pastrimit në zyrën e ish-kryetarit Lulzim Basa është gjetur një makineri që numëron lekët.

Mediat të cilat janë pranë Berishës kanë publikuar ditën e sotme pamjet, ku shihet një makineri që numëron paratë.

Sipas këtyre mediave kjo pajisje përdorej nga Basha për të dalluar paratë e sakta dhe ato false.