Nuk hiqen kurrë? Ky kombinim ilaçesh pastron njollat e verdha në banjën tuaj “sa hap e mbyll sytë”

Nëse ka një gjë që bezdis të gjitha gratë, burrat, mamatë dhe njerëzit pastërtor është ajo njolla e verdhë që krijohet në tualetet e shtëpisë, lokaleve hoteleve etj. Ka një mënyrë ëpr ta hequr pa shpenzuar shume dhe ajo është me anë të kombinimit te njohur të amoniakut dhe peroksidit të hidrogjenit që mund të blini në dyqanin më të afërt.

Peroksidi i hidrogjenit është i njohur për trajtimin e plagëve por në të vërtetë mund të jetë një ndihmës i shkëlqyeshëm përreth shtëpisë. Për shkak të cilësive të tij anti-kërpudhore dhe anti-mikrobike, ai shkatërron bakteret, mykun dhe aromat e këqija. Mund të përdoret për të pastruar enë gatimi, qilima dhe tjegulla; për të zbardhur veshjet në shtëpi dhe çarçafet; dhe për të hequr shenjat e gurëve dhe të verdhë nga lavamani, banja dhe tualeti.

Amoniaku shtëpiak dihet se është një pastrues i fortë pasi heq qafe yndyrat dhe vajin duke prishur proteinat qelizore. Por, ndërsa është një agjent pastrimi shumë i efektshëm, është helmues dhe shumë i rrezikshëm nëse bie në kontakt me sytë ose lëkurën, ose nëse thithet. Kjo është arsyeja pse amoniaku nuk duhet të kombinohet kurrë me kimikate të tjera pasi mund të jetë shumë i dëmshëm.


Shtuar 13.12.2022 17:03