Nisi konferencën me vonesë, Meta tregon arsyen

Presidenti Ilir Meta kishte paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme në orën 12:30, por ai e ka nisur konferencën me vonesë.

Arsyen pse, ai e ka treguar në fillim të konferencës ka sqaruar vonesën me të cilën e nisi sot konferencën për mediat, të lajmëruar më herët në 12:30.

Kreu i shtetit tha se ishte në një takim me ambasadoren e Kanadasë dhe përmes kësaj dha një mesazh të fortë për disa diplomatë në vendin tonë.

“Më falni për vonesën se kisha një takim me ambasadoren e Kanadasë, shumë e interesuar për demokracinë në Shqipëri, jam sh i lumtur që një ambasadore e një vendi të tillë e fillon bisedën me demokracinë. Koha vajti më e gjatë se duke folur për “rule of laë” edhe kjo historia jonë e Gjykatës Kushtetuese edhe zonja në fjalë s’po kuptonte dot gjë.

I thashë të lutëm të iki të takoj gazetarët se ka kolegë diplomatë që kanë vite këtu dhe nuk duan të kuptojnë, do e sqaroi më vonë plotësosht me dokumente”, tha Meta. /albeu.com


Shtuar 19.02.2020 12:23