“Një grup po sulmon dhunshëm”, eksperti i kriminalistikës apel qytetarëve: Kujdes në Sheshin Skëndërbej

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes në Sheshin Skëndërbej, që mos të bien pre e vjedhjeve.

Përmes një reagimi në Facebook, Karamuço theksoi se qytetarët vidhen me armë.

Reagimi i Karamuços
Meqenëse nuk njofton Policia e Shtetit, kam detyrim moral dhe qytetar ta bëj unë. Lutem kini kujdes në Sheshin Skënderbej, sepse vijon vjedhja e qytetarëve me anë të kanosjes me armë. Megjithëse u arrestuan dy persona para 4 ditësh, një tjetër grup vijon të sulmojë qytetarët dhunshëm, duke ju marrë portofolat dhe celularët. 2 raste të reja kanë ndodhur para 1 ore.