Lojtari i ndeshjes ndaj Realit, Mbappe: Të fitojmë edhe në “Bernabeu”, nuk e kam vendosur të ardhmen

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka folur pas ndeshjes së parë ndaj Real Madridit, të cilët vendasit arritën ta fitonin me rezultatin minimal.

Ishte pikërisht Mbappe ai që shënoi në minutat e fundit, duke u shpallur më pas edhe lojtari i ndeshjes.

Pas ndeshjes ylli francez u shpreh se duhet të fitojnë edhe në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

“Kam thënë që do jap më të mirën dhe më u deshtë ta dëshmoi këtë. E bëra herën e parë, tani duhet ta tregojë këtë edhe në Bernabeu”.

Tutje, Mbappe është pyetur sërish rreth të ardhmes, por prapë theksoi se nuk ka vendosur për të ardhmen.

“Nuk kam vendosur për të ardhmen. Luaj për PSG-në, një ndër klubet më të mira në botë”.

“Kjo ndeshje që ka ndikim tek e ardhmja jote? Jo, nuk kam vendosur. Jap më të mirën dhe pastaj të shohim çfarë do ndodh në sezonin tjetër”, deklaroi ai për “Moviestar”. /albeu.com

 


Shtuar 16.02.2022 08:35