Aksident me tre të lënduar në Sarandë

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur sot në Sarandë. Një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë lënduar shoferi dhe dy pasagjerë, të cilët po marrin ndihëm mjekësore në spital. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 14.07.2022, rreth orës 18:40, në aksin rrugor Sarandë-Muzinë, shtetasi Dh. R., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe 2 pasagjerët, shtetasit J. P. dhe S. M, të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 14.07.2022 19:54