Aubameyang nuk po shkëlqen vetëm brenda fushës, Lamborghini i tij mahnit rrugët e Barcelonës (VIDEO)

Pierre-Emerick Aubameyang ka spikatur me paraqitjet e tij që nga ardhja e tij në Barcelonë në janar, por ai ka arritur të shkëlqejë edhe jashtë fushës falë makinës së tij luksoze, Lamborghini.

Ish-sulmuesi i Arsenalit shënoi një nga katër golat e Barcelonës në fitoren e tyre të rehatshme 4-0 ndaj Athletic Club në La Liga Santander të dielën mbrëma, kështu që ai tani ka regjistruar katër gola në të njëjtin numër ndeshjesh të ligës.

Pas largimit të tij nga Camp Nou të dielën e kaluar, kamerat e “Deportes Cuatro” kapën imazhe të Lamborghini Aventador me shkëlqim të Aubameyang.

Nja dy vjet më parë, tifozët e Arsenalit rrethuan automjetin e Aubameyang ndërsa ai u përpoq të kthehej në shtëpi nga Emirates Stadium pas barazimit 2-2 kundër Crystal Palace, me lojtarin e Gabonit që po përballej me abuzime./ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARCA (@marca)


Shtuar 28.02.2022 21:41