“Do të të jap 5 mijë euro”, për çfarë vunë bast Qetsori me Efin?

Qetsor Ferunaj dhe Efi Dhedhes kanë pasur një diskutim gjatë ditës së sotme (e premte). Fituesi i Big Brother u shpreh i bindur se do të jetë finalisti i fundit i këtij edicioni VIP.

Megjithatë, ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk i beson kësaj gjëje dhe thotë se do të jetë ose Kristi ose Nita.

Ata madje kanë vënë një bast me njëri-tjetrin, ku Ferunaj u shpreh i gatshëm t’ia dhurojë Efit pesë mijë euro.

Ai tha se është i sigurt për këtë dhe se pritet që nesër (e shtunë) t’i kumtohet lajmi i madh.

Ndërkohë Qetsorit iu bë një rreng nga finalistët dhe gati ishte që të largohej nga shtëpia dhe të hiqte dorë nga gara.

Tre finalistët e këtij edicioni janë: Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Deamishel Hoxha.


Shtuar 28.04.2023 23:51