Rama: Ushtria shqiptare do të ketë një komandant, deri më sot ka patur një kaçak

Kryeministri Edi Rama, është shprehur se ushtria shqiptare tashmë do të ketë një komandant në krye, ndryshe nga më parë, kur në krye të saj sipas tij ka qenë një kaçak.

Komentet Rama i bëri pasi ditën e nesërme pritet të çojë për votim si kandidat për President Shefin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajn.

Sepse Ilir Meta nuk është komandant është kaçak, por sigurisht që ky vend ka patur dhe kaçakë shumë të famshëm në të cilën meta ka pasur pjesën e vet bashkë me Haxhi Qamilin. Për tu kthyer tek tema, ne sot kemi konsideruar me shumë respekt një numër kandidaturash që kanë rezultuar të jenë në grupin e fundit, 6 kandidatura. Me shumë kujdes kemi renditur të gjitha aspektet pozitive, apo aspektet që mund të krijojnë diskutim edhe debat, kemi arritur në konkluzionin që zoti Bajram Begaj është i duhuri për të qenë president i republikës. Ne kemi një eksperiencë të mëparshme, zotin Alfred Moisiu, i cili vinte nga ushtria dhe u bë President. Të gjithë presidentët pas tij kanë qenë kaçakë”, është shprehur Rama./albeu.com/