Vrau me çekiç dhe copëtoi trupin e bashkëjetuesit, jepet dënimi për Albert Zekajn

Gjykata e Fierit ka dhënë dënimin me bùrg përjetë për Albert Zekajn, i cili u gjet fajtor për vrasjen e bashkëjetuesit të tij Kreshnik Beqiraj, ngjarje kjo e ndodhur në Qershor të 2017-tës.

Trupi i Beqirajt u gjet i copëtuar në një valixhe shumë metra larg banesës ku dy të rinjtë jetonin, ndërkohë që ka mbetur mister arsyeja e këtij krimi makabër.

Familja e Beqirajt vazhdimisht ka denoncuar në media, procesin e hetimeve, dhe ka kërkuar që të vendoset drejtësi për jetën e të riut.

Tre ditë përpara se të vritej dha masakrohej nga Zekaj, 36 vjecari Beqiraj kishte vizituar të atin dhe i kishte thënë se do ta nxirrte Albertin nga banesa pasi nuk paguante qeranë. Zeka dhe Beqiraj janë njohur në Belgjikë, ku mendohet se kanë qënë në bùrg bashkë.

Pas daljes nga bùrgu, Zeka qëndronte në Fier bashkë me shokun e tij duke marrë një banesë me qera. Beqiraj fillon punë në një pikë tregtimi bojrash, ndërsa Zeka nuk kishte një punë fikse. Polica tha se Zekaj e ka vrarë shokun e tij me një çekiç e më pas e ka transportuar trupin me makinë në afërsi të fshatit Daullas.

Pas kësaj, Zekaj largohet nga Fieri dhe jeton në Tiranë i qetë deri në Janar të vitit 2018, kur policia nisi hetimet për një vrasje ose rrëmbim të mundshëm të 36-vjeçarit Beqiraj.


Shtuar 28.07.2020 08:32