Bie mes rrugës masivi me gurë e dhe, bllokohet aksi Kukës- Shishtavec (VIDEO)

Një masiv me gurë e dhe ka rrëshqitur në aksin rrugor Kukës Shishtavec.

Si pasojë kjo rrugë është e bllokuar ndërkohë mjetet e makineritë e kompanisë sipërmarrëse po punojnë për largimin e tyre ndërsa dhjetëra automjete në dy anët e segmentit të bllokuar presin në radhë derisa rruga të hapet e rivendoset qarkullimi.

Kujtojmë se një dite me parë, po në këtë rrugë një masiv shkëmbor bllokoi për disa orë rrugën madje duke e dëmtuar atë./albeu.com

 


Shtuar 18.12.2022 18:20