27 deputetë të PS-së kërkojnë ta përjashtojnë, Balla kërcënon Berishën: Kam video me maskarallëqet që ke thënë

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha sot në seancë plenare se ka video në të cilat provon fjalor banal të Berishës.

Në fjalën e tij, pas kërkesës së PS-së për pëtjashtim maksimal nga Kuvendi të Berishës, Balla tha se kjo histori me gjuhë të tillë duhet të marrë fund.

“Në të drejtë vajza gra deputete dhe anëtare të Qeverisë kanë ngritur sot një shqetësim. Unë do të shpresoja shumë që minimalisht vajzat gra deputete të opozitës të dilnin dhe të lexonin deklaratat e deputetit Berisha 3 ditë më parë. Kanë qenë të turpshme, të rënda.
Kuvendi nuk mund të ndalet këtu për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Aleanca e Grave të mblidhet nesër. Merreni dhe dëgjojeni dhe nëse ndonjë nga familja juaj e justifikon atë deklaratë atëherë në rregull jam unë. Duhet t’i japim fund një herë e mirë kësaj historie”, tha Balla.

/albeu.com/ 


Shtuar 13.02.2023 18:00