Rusia: Sulmi në maternitetin e Mariupolit, incident i inskenuar nga Ukraina

Rusia thotë se bombardimi i spitalit dhe maternitetit në Mariupol ishte një incident i inskenuar nga Ukraina.

Tre persona, dy të rritur dhe një vajzë, u vranë dhe 17 u plagosën në sulmin shkatërrues.

Duke folur në kanalin e lajmeve Rossiya 24, zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se “absolutisht nuk është kryer asnjë mision për të goditur objektivat në terren nga aviacioni rus në zonën e Mariupol”.

Ai më pas pohoi: “Sulmi ajror i supozuar që ndodhi është një provokim plotësisht i orkestruar për të ruajtur eksitimin antirus në audiencën perëndimore”.

Por më herët sot, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se spitali ishte një objektiv legjitim ushtarak sepse ishte “marrë në dorë” nga radikalët ukrainas dhe “të gjitha nënat dhe infermieret u përzunë nga atje”.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se pretendimi i Lavrov ishte një gënjeshtër dhe e quajti sulmin një krim lufte.


Shtuar 10.03.2022 19:56

Tags: ,