Allegri denoncon ish-partneren, zbulohet arsyeja

Maximilliano Allegri është dhe do të mbetet një ndër trajnerët më të mëdhenj të futbollit.

Allgeri-i nuk i pëlqen që të flasë shumë për jetën e tij private dhe gjithnjë e ka mbajtur atë larg syrit “magjik” të kamerave. Por këtë herë duket se tekniku i Juventusit nuk ia ka dalë.

Mediet italiane kanë arritur të hulumtojnë dhe kanë zbuluar diçka të re.

Sipas Gazzetta dello Sport, “timonieri” ka denoncuar ish partneren e tij, Claudia Ughi, për shpërdorimin e parave të cilat ishin të caktuara për kujdesin ndaj fëmijëve.

Të dy ishin ndarë në vitin 2017 pas 13 vitesh bashkëjetesë dhe tani trajneri i Juventusit do të kishte zbuluar, bazuar në atë që rezulton nga deklarata e llogarisë, se paratë e destinuara për fëmijët e tyre do të ishin përdorur për të paguar shkollimin universitar të një vajze, që ajo kishte pasur nga një lidhje e mëparshme.  Guardia di Finanza po heton pasi thuhet se janë rreth 200 mijë euro të shpenzuara.