Aksioni anti-drogë në Lezhë, kapet një sasi e konsiderueshme kanabisi

Policia po zhvillon një aksion kundër lëndëve narkotike në Lezhë. Si rezultat ka gjetur një sasi të konsiderueshme kanabisi në një shtëpi të braktisur në fshatin Manati.

Aktualisht policia po kryen kontrolle si dhe po punon për të identifikuar poseduesin e lëndës narkotike.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm janë arretsuar dy persona për drogë dhe një tjetër është proceduar penalisht./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 14:52