Ndahet nga jeta regjisori i “Shrek” (FOTO LAJM)

Regjisori i njohur Kelly Asbury, i cili ka sjellë ndër vite projekte fantastike të filmave të animuar, është ndarë fatkeqësisht nga jeta.

Asbury ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 60-vjeçare.

Shkak i vdekjes së tij është bërë beteja e gjatë me kancerin, të cilit s’i ka mbijetuar dot më gjatë.

Asbury do të mbahet mend si regjisori i “Shrek 2” apo “Smurfs”, filma të animuar gjatë fëmijërisë.

Veçse regjisor, Asbury do të mbahet mend gjithashtu si autor i librave për fëmijë.

Madje, ai shkroi edhe një pjesë të profileve të biografisë së Jeff Dunham , Edgar Bergen , Shari Leëis , Jimmy Nelson dhe Paul Winchell.


Shtuar 27.06.2020 10:30