E BUJSHME/ Aubameyang ishte i dehur teksa ishte me pushime në Ibiza, si i shpëtoi arrestimit

Një futbollist i Barcelonës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është futur në telashe në ishullin spanjoll të Ibiza-s teksa ishte me pushime.

Sipas edicionit spanjoll të Marca, bëhet fjalë për një sulmues që iu bashkua klubit sezonin e kaluar.

Burimi raporton se pikërisht ky sulmues ka tejkaluar të gjitha normat për pirjen e alkoolit, kështu që kur iu ofrua të bënte testin, doli se ai duhej të arrestohej.

Ligjet vendase parashikojnë sanksione të tilla për nivele të tepërta të alkoolit në gjak.

Emri i futbollistit, kujtojmë, nuk raportohet, por mund të supozohet se bëhet fjalë për Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesin që u transferua te Barcelona vetëm vitin e kalua. Në përgjithësi, Aubameyang, duke pasur parasysh gjithë këtë, është “i dyshuari kryesor”. /albeu.com/


Shtuar 10.07.2022 23:20