SHBA: Kina mund të tregojë forcën, nëse Pelosi viziton Tajvanin

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Kina mund t’i përgjigjet vizitës së paramenduar të Nancy Pelosit në Tajvan me provokime ushtarake.

Kjo mund të përfshijë gjuajtjen e raketave pranë Tajvanit, ose aktivitete ajrore ose detare në shkallë të gjerë, tha zëdhënësi John Kirby.

Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, u takua në Malajzi të martën në turneun e saj në Azi.

Mediat tajvaneze dhe amerikane thonë se ajo ka në plan të vizitojë Taipei të martën mbrëma, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Megjithatë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të martën, kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang tha se ishulli “mirëpret ngrohtësisht” çdo mysafir të huaj.

Ajo shtoi se Tajvani “do të bënte aranzhimet më të përshtatshme” për çdo vizitor.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur, por i pretenduar nga Kina, e cila e sheh atë si një provincë të shkëputur. Pekini ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse Pelosi e viziton.

Ndërsa SHBA ruan atë që e quan një “marrëdhënie të fortë, jozyrtare” me Tajvanin, ajo ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin./albeu.com


Shtuar 2.08.2022 07:52