34-vjeçari në Korçë nuk pyet për ligj, thyen disa herë masën e sigurisë “arrest shtëpie”

Një 34-vjeçar, i cili theu në mënyrë të përsëritur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” është arrestuar sot në Korcë.

Policia bën me dije se ka rënë në pranga shtetasi A. L., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 7.09.2023 15:54