Çfarë ndodhi? Ambulanca mbërrin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Dje u zhvillua sfida e kapitenit në Big Brother VIP Kosova. Ana dhe Artani ishin dy banorët që tejkaluan çdo pritshmëri. Ata mbajtën topin siç iu kërkohej për afro gjashtë orë, deri në pikën kur Vëllai i Madh e shpalli sfidën të përfunduar me dy fitues.

Megjithatë, kjo për Anën nuk ishte pa sakrifica. Gjatë lojës ajo pësoi një lëndim në gishtat e këmbës. Pasi dhimbja vazhdoi dhe nuk kalohej me akull në këmbë, gjatë ditës sipas protokolleve ka ardhur edhe ndihma mjekësore. Një ambulancë ka mbërritur pasdite për të ekzaminim mjekësor për lëndimin e lehtë që këngëtarja pësoi.

“Ma kqyri doktori tha e ke kris duhet me fotografu, e pyta doktorin a është naj sen rrezik tha jo” – tha Ana e cila u kthye ne shtepi me kemben ne allçi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)