Rama zbulon shifrën: Sa studentë ekselentë aplikuan për t’iu bashkuar mandatit të tretë

Kryeministri Edi Rama në një status në “Facebook” njofton se kanë aplikuar 349 studentë ekselentë, që duan të kontribuojnë në mandatin e tretë.

Teksa falënderon të gjithë aplikuesit, Rama thekson se duke nisur nga nesër të gjithë të interesuarit do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nismë.

Mesazhi i Ramës:

349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:

• Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave
• Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë
• Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë

Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.
Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës
[email protected]
Me konsideratat më të larta,

Zyra e Koordinimit të nismës “Gati për Shqipërinë”


Shtuar 31.05.2021 10:25

Tags: