Shiste gaz pa faturë, bie në pranga 51-vjeçari në Elbasan

Një 56-vjeçar nga qyteti i Fierit është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohej se shiste gaz në mënyrë kontrabandë pa prerë faturën tatimore. N. V kishte një ambjent në Elbasan ku me autobot shitej gazi i lëngshëm.

Është arrestuar gjithashtu një 61-vjeçar nga fshati Gotimë, Cërrik pasi ndoste ajrin duke hedhur plehra në shtartin e lumit Devoll.

Në prangat e Policisë kanë rënë gjithashtu edhe dy persona pasi i jepnin makinës në gjendje të dehur M.M u arrestua në aksin Elbasan-Cërrik i dehur kurse I. M., 44 vjeç, u arrestuar për të njëjtën arsye në Hotolisht, Librazhd.

Njoftimi i Policisë:

Goditet nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, një rast i tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë. Sekuestrohet një autobot, me një sasi gazi të lëngshëm, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në bashkëpunim me grupin e antikontrabandës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehje e të ardhurave”, i shtetasit N. V., 56 vjeç, banues në Fier, administrator i një subjekti, pasi dyshohet se shiste pa faturë tatimore, gaz të dyshuar kontrabandë“

Nga policia janë arrestuar edhe 3 të tjerë, për ndotje të ajrit dhe për drejtim makine në gjendje të dehur e pa patentë. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u procedua penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasi N. P., 61 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, pasi ka hedhur një masiv mbeturinash në shtratin e lumit Devoll.

Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. M., banues në fshatin Bredashesh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar; I. M., 44 vjeç, banues në Hotolisht, Librazhd, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftim. /albeu.com/

 


Shtuar 12.11.2021 15:48