Aksidentohet Butrint Imeri, mësohet gjendja e këngëtarit nga spitali

Këngëtari Butrint Imeri duket se ka pësuar një aksident.

Ka qenë vetë ai që ka zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale se ka lënduar këmbën teksa ka treguar se e ka fashuar.

“Aksident” ka shkruar këngëtari krahas postimit duke mos zbuluar asgjë më shumë se çfarë ka ndodhur.

Sa i përket muzikës, këngëtari ka paralajmëruar këngën e re. Kjo vjen vetëm tre muaj pas super hitit që solli në bashkëpunim me Don Xhonin.

Kënga e titulluar “Mi Corazon” rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm dhe deri më tani numëron rreth 40 milionë klikime.