Sot në SPAK, çfarë do të deklarojë Lefter Alla për videon skandaloze me kokainë (VIDEO)

SPAK ka nisur procedim penal për Lefter Allën, kryebashkiak i Bulqizës, ndërsa pritet që ky i fundit të japë sqarime për pamjet që u publikuan, ku dyshohet se ai po konsumon kokainë.

Mësohet se Alla do të mbërrijë në ambientet e SPAK në orën 17:00 ndërsa ende nuk dihet sa do të zgjasin deklarimet.

Ligji për rastet kur konstatohen veprime të tilla si ai i kryebashkiakut?

“Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet”, shkruhet në nenin 283 t Kodit Penal “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. /albeu.com/


Shtuar 23.01.2020 15:49