“E bëra e para”, Einxhel Shkira ironizon hapur Oriola Marashin për foton mbi kalë (FOTO LAJM)

Sherri mes Einxhelit, Oriolës dhe Kejvinës ishte në qendër të vëmendjes së mediave pak muaj më parë. Einxheli e ftuar tek “Rudina” deklaroi se i mbështet femrat dhe se i ka falur dy modelet.

Mirëpo dy vajzat reaguan kundër. Kejvina tha se Einxhel ka ndërhyrë tek një projekt i saj për t’i prishur punë ndërsa Oriola Marashi e quajti fallco.

“U lodha me femrat që gjoja i bëjnë jehonë “fuqizimit të fermave” ndërkohë që sulmojnë femra të tjera. Je aq false për fuqizimin e femrave saqë është e shpifur ta shohësh. Oh zemër qepe!”, shkruante Oriola. Pas disa kohësh qetësi, ky sherr sot është rikthyer sërish në vëmendje.

Xing.al solli në një artikull të gjitha VIP-et shqiptare që kanë pozuar në borë, mes tyre Oriola dhe Einxheli.

Einxheli mori një mesazh nga një fans i cili shkruante se moderatorja e ka bërë foton në borë para të gjithave. Ndërsa Einxheli ironizon Oriolën duke u shprehur se kjo pozë është kthyer në modë.

“Mesa duket s’paska qenë aq e gabuar përderisa tani është në modë ky sport”, shkruan Einxheli.


Shtuar 8.01.2020 09:44