Veshja perfekte e 2020 nuk do ju kushtojë aspak

2020-ën, mund ta quajmë pa frikë vitin e modës minimaliste. Nëse i hidhni një sy Instagram-it, apo revistave të famshme të modës, do të vini re se gjithnjë e më tepër po shkohet drejt kombinimeve minimale. Përshembull, veshja bazike e këtij viti janë një palë pantallona dhe një bluzë e shkurtër (crop top) dhe sandale/këpucë që mund të vishen në çdo kohë.

Ngjyrat e përdorura janë tonalitete neutrale që nuk të mërziten dhe s’të zhgënjejnë kurrë. Për më tepër, duken një mrekulli në Instagram.

Ideja e blerjes së gjërave të thjeshta po na çon drejt pazareve më të pakta, por më të zgjuara! Para se të blini, pyetja e parë që duhet t’i bëni vetes është: Për sa kohë mund ta vesh këtë? A do të jetë në modë vitin tjetër?

Moda e qëndrueshme është në modë tani! Dizajnet minimaliste janë kombinimi i preferuar i Instagram-it, prandaj s’ka nevojë për t’u menduar gjatë.


Shtuar 20.06.2020 09:24