Rëndohet situata në Kapshticë, qytetarët në prag të afatit për tamponin

Ditën e sotme është rënduar sërish situata në Kapshticë.

Për shkak të trafikut, mbi 100 persona kaluan natën e së shtunës në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës para se të mund të hynin në shtetin grek.

Kuota prej 300 personash që mund të kalojnë përmes këtij pikëkalimi u plotësua prej orës 8.30 të mëngjesit ndërsa qindra të tjerë mbeten në pritje duke rrezikuar që të gdhihen këtu.

Mes temperaturave të larta dhe kushteve të vështira prindër me fëmijë të vegjël, të moshuar por edhe të sëmurë janë duke qëndruar në pritje me shpresën se do të mund të kalojnë kufirin para mëngjesit të së hënës.

Krahas peripecive të shumta shqetësim për emigrantët që kanë mbërritur prej mëngjesit mbetet edhe afati prej 72 orësh i tamponit.


Shtuar 30.08.2020 18:07