“Do ketë luftë”, Meri Shehu bën parashikimin e fortë për Berishën dhe Ramën

Astrologia Meri Shehu ndërsa ka qenë e ftuar ditën e djeshme në “Breaking”, për Top News, ka bërë një parashikim të yjeve edhe për politikanët.

Shehu tha se gaforret (kryeministri Edi Rama) kanë një periudhë jo shumë të favorshme sipas planeteve. Ndërsa në lidhje me peshoret (ish-kryeministri Sali Berisha) tha se ndodhen në një periudhë ringritje, pas shumë vështirësive që kanë kaluar kohëve të fundit.

Pjesë nga parashikimi i Meri Shehut:

Do ketë luftë, gaforret do të kenë probleme, do të thotë kryeministri. Në mes të gushtit mund të marrin fjalët dhe situatat edhe për kot.

Berisha, është peshorja. Më pëlqen që nuk është tërhequr, pavarësisht situatës. Janë në një moment jo shumë pozitivë. Vitin tjetër do të jenë më mirë se këtë vit.

Ndërsa gaforrja, vitin tjetër do të jetë më poshtë se këtë vit.


Shtuar 29.07.2023 12:58