Tashmë janë dy akuza për abuzim seksual, lojtari i njohur i Premier League në telashe

Lojtari i Premier League i akuzuar për përdhunimin e një gruaje në një festë u riarrestua dje për një tjetër akuzë nga një viktimë të dytë të dyshuar.

Talenti, emri i të cilit nuk mund të bëhet i ditur për arsye ligjore, u arrestua për herë të parë të hënën në një bastisje në orën 3 të mëngjesit. Gjashtë makina policie ndaluan përpara rezidencës së tij ndërsa ai ishte në gjumë.

Një grua u kishte thënë oficerëve se ishte përdhunuar nga ai gjatë pushimeve një javë më parë dhe u tregoi atyre prova të dhunës që ajo pretendonte se kishte pësuar gjatë sulmit.

Megjithatë, ajo gjithashtu i tha policisë se ishte kontaktuar nga viktima e dytë e supozuar.

Një burim tha mbrëmë për “The Sun”: “Gruaja mori një mesazh privat në Instagram. Ajo pretendoi se ishte përdhunuar nga ky futbollist në vitin 2021. Kur gruaja po jepte deklaratën e saj në polici për sulmin e supozuar gjatë pushimeve të muajit të kaluar, ajo gjithashtu u tregoi policëve mesazhet që kishte marrë.

Policia i mori shumë seriozisht pretendimet e veçanta dhe e arrestoi lojtarin edhe për ato mesazhe. Ky është tani një hetim me shumë aspekte.”

Lojtari i cili cilësohet si një ng më të mirët të ligës dhe ekipit, u mbajt në paraburgim për më hsumë se 24 orë. Mbrëmë ai u lirua me kusht deri në një datë në gusht. Karriera e lojtarit tashmë është në ekuilibër. Ai do t’i bashkohej skuadrës së tij në Premier League për një turne para-sezonal javën e ardhshme, ku gjithashtu do të merrte pjesë edhe në Kupën e Botës në Katar 2022./ h.ll/albeu.com