Rama flet për takimin me Princin e Kurorës, zbulon çfarë marrëveshje ka lidhur me Arabinë Saudite

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, kanë inspektuar kantierin e portit të ri të Vlorës. Rama shkruan në Facebook se është një port i integruar ku përveç anijeve të mallrave do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve, ndërkohë që brenda gushtit do të instalohen dy anije prodhuese të energjisë elektrike.

Rama u ndal dhe te kriza energjitike dhe takimi me princin e Kurorës së Arabisë Saudite në Athinë duke zbuluar dhe se çfarë marrëveshjeje firmosën.

“Isha në Athinë ku takova Princin e Kurorës i cili më ftoi të shkoja atje sepse pati një ndalesë në Athinë. Ndalesa e Shqipërisë u shty për një moment të dytë. Aty u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone energjinë diellore që kanë të plan të prodhojnë në sasira marramendëse. Sa i takon energjisë, për disa vite do të jemi eksportues, jo më importues”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 29.07.2022 19:50