Aksident në Durrës, makina përmbyset në mes të rrugës

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksi Uraj Dajlanit – Plepa në qytetin e Durrësit.

Si pasojë e një aksidenti makina tip “ford” shihet e përmbysur në mes të rrugës, teksa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit./albeu.com