Përfshihet nga zjarri periferia e Athinës, flakët djegin disa shtëpi! Evakuohen banorët (FOTO LAJM)

Periferia e Athinës është përfshirë nga zjarri.

Banorët janë detyruar të evakuohen pasi zjarri në periferi të kryeqytetit grek kërcënoi shtëpitë dhe linjat e energjisë, tha një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve.

Zjarri ka qenë edhe i nxitur nga erërat e forta, të cilat bënë përhapjen e tij të shpejtë në shpatet e malit Hymettus, i cili ka pamje nga Athina, duke dërguar re të dendura tymi mbi periferitë jugore të qytetit.

“Erërat janë shumë të forta, kemi dëme në disa shtëpi dhe disa makina, por pa të lënduar”, thane autoritet greke per agjencinë e lajmeve Reuters.

Mbrojtja Civile Greke lëshoi një apel urgjent përmes SMS për njerëzit që të largoheshin nga Ano Voula dhe zonat përreth, pasi flakët u përhapën në disa metra larg shtëpive. Autoritetet e mbrojtjes civile filluan gjithashtu evakuime paraprake në disa pjesë të Glyfada rreth 20 kilometra nga qendra e Athinës.

Më shumë se 100 zjarrfikës të ndihmuar nga gjashtë avionë zjarrfikës dhe katër helikopterë luftuan zjarrin që filloi pas mesditës në Glyfada, tha brigada e zjarrfikësve.

“Atmosfera është mbytëse, kemi vështirësi në frymëmarrje”, tha Giorgos Papanikolaou, kryetari i bashkise se Glyfada. Greqia përjetoi valën e saj më të ashpër të të nxehtit në dekada verën e kaluar – për të cilën autoritetet fajësuan ndryshimet klimatike – gjatë së cilës zjarret shkatërruan më shumë se 100,000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore.