Rusia pranon sulmin me raketa në Odesa ku u shënuan 6 viktima, por mohon shënjestrimin e civilëve

Siç kemi raportuar, zyrtarët në Odesa thonë se të paktën 6 persona kanë vdekur pasi disa raketa kanë rënë në qytetin port. Një bllok apartamentesh dyshohet se është goditur mes ndërtesave të tjera.

Rusia tani ka konfirmuar se ka kryer sulme në zonë, raporton BBC.

Sipas komenteve të ministrisë ruse të mbrojtjes të cituara nga agjencia e lajmeve TASS, një bazë logjistike ukrainase u çaktivizua në një aeroport ushtarak pranë Odesës. U përdorën raketa me precizion të lartë.

TASS nuk përmendi një goditje në një ndërtesë banimi dhe Moska ka mohuar më parë se kishte shënjestruar civilët.


Shtuar 23.04.2022 19:12