U ngritën pritë, si u ekzekutuan mes ditës dy biznesmenët në Durrës

Janë zbardhur emrat e viktimave nga atentati i sotëm në Durrës.

Viktimat janë Besmir dhe Viktor Haxhia, të afërm midis tyre, u ekzektuan me armë zjarri brenda një automjeti Volksëagen.

Ngjarja ka ndodhur tek tregu i makinave në Durrës ku dyshohet se u është ngritur pritë ku dhe është kryer atentati me dy viktima.

Viktimat, pronarë të disa bizneseve, u ekzekutuan nga persona deri tani të paidentifikuar.

Ata iu kanë bërë pritë dy viktimave, duke i ekzekutuar me armë brenda makinës së tyre.

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin dhe Durrësi është “blinduar”.

Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2020 15:59