Tritol “Range Rover-it” vëllait të pronarit? Forcat xhenio të RENEA-s zbarkojnë në pallatin që u përfshi nga flakët në Astir (VIDEO)

Të tjera detaje kanë dalë nga zjarri që përfshiu mëngjesin e ditës së sotme një garazh në Astir, ku u lënduan tetë banorë dhe u dogjën katër automjete.

Sipas ekspertizës paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe se shënjestër ishte njëra nga katër makinat e parkuara na garazhin e pallatit, e cila është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, i cili është njëkohësisht edhe pronar i pallatit.

Shkak i kësaj ngjarje dyshohen të jenë konfliktet e familjes Llanaj dhe kujtojmë se Sino Llanaj është një emër i njohur për policinë pasi është arrestuar disa herë.

Gjithashtu mësohet se në vendngjarje janë thirrur edhe ekspertë antieksplozivë të Reneas për të verifikuar nëse mjetit tip Range Rover ku ka nis edhe fillimisht zjarri, i është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse.