HOROSKOPI/ Plot sfida për të lindurit e kësaj shenje, çfarë do të ndodhë sot

Dashi

“Përplasja” Mërkur-Mars sot mund të ketë reperkusione edhe te të lindurit e kësaj shenje, prandaj pritet një ditë e tensionuar. Problemet e pazgjidhura ju bëhen pengesë.

Demi

Me Marsin dhe Uranin në shenjë do të keni një shans më shumë për t’u afirmuar në fushën profesionale. Nga ana tjetër, Afërdita ju risjell qetësinë shpirtërore, çka bën që të normalizoni raportet nderpersonale.

Binjakët

Mendoni më shumë për projektet afatgjata, në mënyrë që të evitoni rënien në monotoni. Një ditë e mirë për raportet profesionale favorizohet nga hyrja e Mërkurit në shenjë.

Gaforrja

Pozicioni aktual i Afërditës nuk do të jetë vetëm yll që do t’ju orientojë në fushën sentimentale, por do t’ju japë aftësinë për të bindur të tjerët. Tregoni më shumë kujdes për shëndetin.

Luani

Janë shumë planetet sot që ju mbështesin dhe ju ndihmojnë që t’i orientoni energjitë tuaja në drejtimin e duhur dhe të jeni sa më racionalë në veprimtaria. Mirë shëndeti, por duhet më shumë kujdes.

Virgjëresha

Problemet dhe telashet e ditëve të fundit sot ka mundësi t’ju çojnë në atë pikë sa të merrni një vendim përfundimtar. Hëna është këshilltare e “keqe” për dashurinë. Kujdes me shëndetin.

Peshorja

Sot e keni një arsye për ‘t’ia shkelur ca më shumë gazit”, pasi Mërkuri dhe Marsi ju imponojnë ritme të tilla që nuk i shmangeni dot nxitimit. Momente magjike në dashuri.

Akrepi

Parashikohet një ditë e mirë për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje, pasi do të jeni nën ndikimin e Afërditës. Mos nguroni t’i jepni përgjigjen e merituar atij që ju stigmatizon.

Shigjetari

Qielli juaj sot duket disi i “veshur” për shkak të një tranziti kaotik të yjeve prandaj do të jeni të pritur për ta parë realitetin ndryshe, çka ju bën të jeni melankolikë. Kujdes me shëndetin.

Bricjapi

Duhet të shfrytëzoni në maksimum stimujt e pazëvendësueshëm të Afërditës në dashuri, për t’i dhënë fund një herë e mirë një mosmarrëveshjeje me partnerin. Më shumë kujdes për shëndetin.

Ujori

Duhet të tregoheni më realistë e të vlerësoni me objektivitet atë që ndodh rreth jush, në mënyrë që të dini se nga të orientoheni. Një takim i paparashikuar mund të rezultojë mjaft interesant.

Peshqit

Nuk do t’ju mungojë as mbështetja e yjeve e as dëshira juaj për të bërë gjithçka mundeni për të realizuar një projekt. Është një rival i juaji që mundohet t’ju nxjerrë pengesa.


Shtuar 26.06.2020 06:06