Macron punon në fshehtësi me Kinën, plan sekret për negociata Rusi-Ukrainë

Emmanuel Macron dyshohet se po punon për një plan sekret me Kinën për të sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e negociatave që në fillim të kësaj vere.

Sipas “njerëzve të njohur me planet”, Macron ka ngarkuar këshilltarin e tij për politikën e jashtme Emmanuel Bonne që të bashkëpunojë me shefin e politikës së jashtme kineze Wang Yi për të hartuar një “kornizë” që mund të përdoret si pikënisje për negociatat e ardhshme midis Moskës dhe Kievit, raporton Bloomberg.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Macron u kthye nga një udhëtim i diskutueshëm në Kinë, gjatë të cilit presidenti francez i tha Xi Jinping se ai po mbështetet te Kina që “ta sjellë Rusinë në vete” dhe t’i japë fund luftës.

Në udhëtimin e tij në Pekin ai ndezi polemika duke thënë se Evropa nuk duhet të ndjekë automatikisht politikën e SHBA-së për Tajvanin dhe duhet të shmangë krizat që nuk janë të saj. /albeu.com


Shtuar 20.04.2023 14:35