Serbia nuk gjen paqe! 14 vjeçari vret me pushkë vëllain më të vogël

Në fshatin Međuluzhje afër Mlladenovcit në Serbi, dje rreth orës 13.00 ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme familjare, ku Aleksandar L. 14 vjeçar me pushkë gjuetie ka vrarë vëllain e tij Nikola L. 12 vjeçar.

Siç mëson Novosti, djemtë ndodheshin në shtëpi me gjyshen e tyre, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë.

Ata po luanin në oborr dhe më pas, gjoja, u grindën se cili nga të dy do të hynte i pari në pishinë për të notuar.

Më pas vëllai i madh ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë një pushkë gjuetie.

Ai vrapoi jashtë, i drejtoi pushkën vëllait të tij dhe e qëlloi. Sulmi fatal e ka goditur Nikolën në kokë dhe e ka vrarë.

Duke parë se çfarë ndodhi, gjyshja e djalit vrapoi në oborr, dhe filloi të thërrasë fqinjët duke bërtitur: “Thirrni ambulancën dhe policinë, shpejt”.

Ndërkohë, babai i djalit u njoftua për tragjedinë dhe ai pothuajse erdhi me vrap në shtëpi. Gjatë asaj kohe, djali i madh filloi të ikë nga oborri duke bërtitur: ”

“Kam vrarë vëllanë, kam vrarë vëllanë, çfarë do të bëj tani?”

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje në shtëpinë e djalit.

Për fat të keq, për Nikollën nuk pati shpëtim dhe Aleksandri shpejt u gjet dhe u dërgua në paraburgim.

Policia ndaloi edhe gjyshen e djemve me dyshimin se e mbante pushkën e gjuetisë, e cila me shumë gjasa i përkiste bashkëshortit të saj tashmë të ndjerë, të siguruar në mënyrë joadekuate dhe pa leje

Policia ka hetuar për më shumë se katër orë, ka marrë në pyetje pronarët e shtëpisë, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë kanë marrë të gjitha gjurmët materiale.

Se si ndodhi saktësisht kjo tragjedi e madhe familjare do të përcaktohet nga hetimi.

Sipas informacioneve të para, jozyrtare, dyshohet se arma ishte e mbushur, se Aleksandar, me shumë gjasa, as nuk e dinte të mbushte armën dhe se vrau aksidentalisht vëllain e tij.

Duke qenë se është 14 vjeç, ai mund të përgjigjet për krimin që ka kryer. Gjatë gjithë kohës që po vazhdonin hetimet, nga shtëpia dëgjoheshin të qara dhe vajtime.

Lidhur me këtë rast folën edhe fqinjët e familjes, kjo është një tragjedi e madhe dhe nuk mbaj mend të ketë ndodhur diçka e tillë në këtë zonë, deklaroi një fqinjë.

Familja e djalit u shpërngul këtu nga Kosova gati 40 vjet më parë. Asnjëherë nuk kanë shkaktuar probleme, as ata, as fëmijët.

Përkundrazi, ata janë gjithmonë aty për të ndihmuar lagjen nëse është e nevojshme. Së fundmi ka ndërruar jetë gjyshi i djemve.

Këto raste kanë filluar të ndodhin shumë shpesh në Serbi, pasi kohë me parë ndodhën dy vrasje masive nga të cilat mbetën të vdekur dhjetëra persona.


Shtuar 7.07.2023 10:00