A kishte ndodhur më parë? Perez uron Barcelonën për transferimin e Lewandowski-t

Barcelona pas shumë përpjekjesh dhe insistimit të vetë lojtarit ia doli të finalizonte marrëveshjen me sulmuesin Robert Lewandowski.

Kjo është një lëvizje që e bën Barcelonën një skuadër të frikshme, por kjo nuk e tremb presidentin e rivalit historik, Florentino Perez.

Sipas gazetarit Gerard Romero, Perez i ka dërguar një mesazh krerëve të Barcelonës, ku i ka shprehur urimet për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin polak.

Si duket Perez e di se një Barcelonë më e fortë i bën mirë edhe Real Madridit./albeu.com