E mbante të fshehtë prej kohësh, Dj Sardi zbulon më në fund të dashurën (FOTO LAJM)

Dj Sardi jetën private e ka ruajtur gjithmonë larg syrit të publikut, por lidhja e tij me një vajzë misterioze kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes.

Gjatë pushimeve në jug Sardi nuk i ka kursyer fotot me vajzën që i ka vjedhur zemrën, por deri më sot ishte kujdesur të mos i zbulonte identitetin.

Së fundmi Sardi ka vendosur të mos e mbajë më të fshehtë partneren dhe ka publikuar një foto shumë të ëmbël, ku shfaqet i përqafuar me të.

Kjo është edhe hera e parë kur Sardi publikon një foto në të cilën mund të shihet qartë partnerja e tij.

Pak ditë më parë i ftuar në emisionin “Mes Yjesh” në Ora Neës, Sardi u pyet për propozimin e martesës dhe la të nënkuptohej se diçka kishte ndodhur me të. “Ndoshta e kam hedhur hapin. Edhe mund ta kem bërë propozimin e shumëpritur”, u shpreh Sardi.


Shtuar 22.06.2020 08:17