Si është tani gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik, Boris Johnson?

Pasi doli nga terapia intensive, të gjithë vëmendjen e ka marrë shëndeti i kryeministrit britanik, Boris Johnson. Megjithatë shërimi i tij është ende në një fazë të hershme.

“Kryeministri sapo ka filluar shërimin e tij dhe ai do të marrë këshillat e tij nga ekipi i tij mjekësor”, tha zëdhënësi kur u pyet se kur do të kthehej në punë lideri britanik .

Kujtojmë se Johnson qëndroi në vetizolim për 10 ditë pasi u infektua me Koronavirus, mirëpo simptomat e sëmundjes nuk po i kalonin, duke e detyruar të shtrohet në spital.


Shtuar 10.04.2020 14:05