EMRI/ Miliona euro dëm financiar shtetit të tij, arrestohet në Rinas 60-vjeçari italian

 

Një 60 vjeçar, shtetas italian është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit.

Ai akuzohet për krijimin e skemave mashtrue4se me tetimin mbi vlerën e shtuar duke i shkaktuar një dëm prej 3 milion dollarësh shtetit të tij.

Mauro Guadagnoli krijoi subjekte tregtare fiktive së bashkë me 12 persona të tjerë, ndërsa në pranga kanë rënë deri më tani 8 persona, 5 të tjerë janë në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Damage”, shkon në 8 numri i të arrestuarve.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Në shtator 2022, në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në pranga 7 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, kanë ndaluar shtetasin M. G., 60 vjeç, banues në Itali, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Damage”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

60-vjeçari, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (7 të vënë në pranga, 5 ende në kërkim) dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh./albeu.com