Rrahu të moshuarin në mes të Tiranës, i riu “i bën të fortin” edhe drejtorit të Policisë: Jeni kriminela (VIDEO)

Disa ditë më parë një video ku dy persona dhunonin një të moshuar, në zonën e Astriti në Tiranë, para syve të nipit të tij 7-vjeçar ka bërë xhiron e rrjetit.

Për këtë reagoi edhe policia ku njoftoi se ka nisur hetimi për R. N., 40 vjeç, si dhe u shpall në kërkim A. S., 31 vjeç. Ky i fundit është
Alban Skana i cili ka bërë një reagim. Nëse po mendoni se ka kërkuar një falje publike jeni gabim.
Skana në fakt ka sulmuar drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku me pretendimin se shpallja e tij në kërkim nuk është e drejtë. Ndër të tjera ai akuzon për Ulvi Skanën dhe Klodian Rashën.

“Jam Alban Skana, jam djalë lurian. E kam marrë vesh se drejtori i policisë së shtetit, zoti Rrumbullaku më ka shpallur në kërkim. I bëj thirrje, zotit Rrumbullaku shife e gjej njëherë ku është Ulvi Skana dhe pse e vranë Klodian Rashën në Laprakë dhe pastaj hajde merruni me mua. Se ju jeni kriminela për vete dhe merreni me mua që jam në punën time, në hallin tim”, thotë Alban Skana./albeu.com/