Samiti i BE-BP, Michel: E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë me e sigurtë me Ballkanin Perëndimor brenda Evropës

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama  dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen u shpreh se beson se ardhmja e fëmijëve tane do të jetë më e sigurtë me Ballkanin Perëndimor brenda Europës.

Po ashtu ai shtoi se janë bërë progrese konkrete për të përballuar bashkë pasojat e luftës.

 Charles Michel:

Per herë të parë liderët e BE dhe ata të BP ndodhen në një tavoline. Është e rendësishme sepse përmban hapa shtese në rrugën e integrimit . Kam pak emocione që jam në këtë tribunë. Besoj se ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurtë me Ballkanin brenda Europës.

Të gjithë kemi detyrat tonë për të realizuar. Ka pritshmëri me qëllim që reformat në drejtesi, lufta kundër korrupsion të avancojnë. BE duhe të përcojnë kapacitetin e tij për të përforcuar tregun e përbashkët. Ideja e marrëveshjes roaming është një hap përpara në vijim të samitit të Bordoux.

Progrese kontrete janë realizuar për të përballuar bashkë pasojat e luftës në Ukrainë. Lufta ka pasur pasoja të rënda në fushën e energjisë dhe ushqimit./albeu.com