U bë nënë për herë të dytë, Floriana Garo zbulon nëse do kthehet në ekran

Moderatorja Floriana Garo në dhjetor të vitit 2019 u bë nënë për herë të dytë.

Ajo solli në jetë një djalë të cilit së bashku me bashkëshortin, Enisin, i vendosën emrin Priam.

Pas lindjes, Floriana ka folur rreth rikthimit në ekran.

Ajo ishte së fundmi pjesë e emisionit “Wake up” dhe me anë të një lidhjeje telefonike ka treguar se ka pasur oferta por për momentin nuk ka asgjë konkrete.

“Unë momentalisht nuk e kam kërkuar dhe prandaj nuk ka pasur diçka konkrete, është ligji i tërheqjes”, është shprehur moderatorja, megjithatë ka shtuar se nuk ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani.


Shtuar 11.02.2020 16:55